Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani do të mbajë fjalim në akademinë verore të organizuar nga Borrelli në Spanjë

Shkup, 22 gusht – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Mbretërinë e Spanjës, ku do të marrë pjesë në akademinë verore “Quo vadis Europa?”, e cila mbahet në Santander, nga data 21 deri më 25 gusht, të organizuar nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Zhozep Borrell dhe Universiteti ndërkombëtar “Menendez Pelajo”.

Siç kumtoi MPJ, Osmani do të ketë fjalim në panelin kushtuar zgjerimit dhe fqinjësisë, me fokus Ballkanin Perëndimor dhe rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian, kumtoi MPJ-ja.

Agjenda e Osmanit në Santander në margjinat e akademisë verore përfshin takime të shumta bilaterale me kolegë, duke përfshirë shefin e diplomacisë evropiane, Borrell dhe të Lituanisë, Landsbergis, thuhet në kumtesë.

Related posts

Babai i Vanjës sillet para Gjykatës Themelore Penale

Xh M

Liderët vendosën, zgjedhje të dyfishta më 8 maj

Xh M

Estonia: Prezenca e Lavrovit në Shkup, “cirk”

Xh M