Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani dhe Xhaçka me dy memorandume bashkëpunimi

Shkup, 14 nëntor – Në kuadër të Seancës së Përbashkët të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe asaj të Republikës së Shqipërisë, e cila e mbajt në Shkup, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani dhe Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka nënshkruan memorandume bashkëpunimi ndërmjet dy instucioneve.

Me Memorandumin e Bashkëpunimit në fushën e Edukimit Diplomatik, hapen mundësi të reja për organizimin e trajnimeve dhe ligjëratave të folësve dhe diplomatëve relevantë, e veçanërisht në kontekst të negociatave të filluara për anëtarësimin e të dy vendeve në Bashkimin Evropian.

Me Memorandumin e dytë, do të mundësohet shkëmbimi i përvojave në fushën e digjitalizimit të shërbimeve konsullore. Ky projekt në Shqipëri funksionon prej disa vitesh, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut është në fazën finale të vënies së të njëjtit në funksion, e me këtë në mënyrë drastike thjeshtohen dhe shkurtohen proceurat për ofrimin e shërbimeve konsullore.

Mes tjerash, Osmani dhe Xhaçka iu referuan edhe dinamikës së marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunimit rajonal dhe perspektivës eurointegruese të të dyja vendeve.

Related posts

Në çdo Shoqëri (shtet)

Redaksia

Editorial / Kazino vetëm nëpër hotele dhe me licenca speciale!

Redaksia

Për dy dekada, nga vendi janë larguar 58.091 nxënës

Xh M