Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale “Shën Tereza” kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, të cilin e ka dekoruar me Medaljen Presidenciale “Shën Tereza”.

 

Siç njofton Presidenca, ky dekorim për kryeministrin kroat është ndarë me motivacionin për kujdesin, shpejtësinë e reagimit, solidaritetin dhe humanizmin e shtetit kroat në rastin e aksidentit tragjik të 25 korrikut të këtij viti në afërsi të Sllavonski Brodit, kur humbën jetën 10 qytetarë të Kosovës dhe u lënduan 26 të tjerë.

Me të njëjtën medalje, presidentja Osmani ka dekoruar edhe Spitalin e Përgjithshëm “Dr.Josip Benčević” të Sllavonski Brodit për humanizmin, përkushtimin dhe profesionalizimin e dëshmuar në trajtimin e të aksidentuarve.

Në takim me kryeministrin Plenkoviq, presidentja Osmani i ka vlerësuar të shkëlqyeshme marrëdhëniet me shtetin kroat dhe është angazhuar për thellimin e mëtejmë të tyre.

Ajo ka theksuar se roli i Kroacisë për Kosovën është si partner strategjik rajonal dhe njëherësh edhe si mbështetëse e rrugës evropiane të Kosovës. Osmani ka përmendur se të dy shtetet kanë intensifikuar bashkëpunimin në fushën e integrimit evropian.

Ndërkaq duke folur për situatën aktuale politikë në Kosovë e më gjerë, Osmani ka përmendur rrezikun e destabilizimit të rajonit nga shtrirja e ndikimit rus dhe eksponentë të tyre në Serbi.

Ajo ka theksuar se Kroacia është vend mik, nga i cili Kosova pret mbështetje për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, por edhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

Kosova dhe Kroacia kanë nënshkruar rreth 30 marrëveshje, memorandume dhe protokolle bashkëpunimi. Në këtë kontekst, Osmani ka potencuar mundësitë e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, politikës së jashtme, ekonomisë si dhe sfera të tjera të interesit të dyanshëm.

Related posts

Edi Rama drejt PDK-së, pritet nga Memli Krasniqi

D V

Presidenca dhe Kuvendi marrin ngjyrë portokalli, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas

D V

PZAP pranon tri ankesa pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More