Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani: Bllokada në BE e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë e bën rajonin të ndjeshëm

Bruksel, 4 mars – Pas takimit të jashtëzakonshëm të ministrave të punëve të jashtme të vendeve-anëtare të NATO-s, ministri Bujar Osmani, u përqendrua në pasojat për vendin dhe rajonin dhe perspektivat për Ukrainën, njofton korespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot edhe para edhe gjatë takimit të NATO-s, tërhoqi vëmendjen për implikimet në konfliktin ruso-ukrainas për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe theksoi se zgjerimi i BE-së është me rëndësi sigurie për kontinentin. Pikërisht për këtë, thotë ai, negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë janë të një rëndësie të madhe.

“Ballkani Perëndimor është një pikë e dobët e kontinentit, megjithëse tashmë janë tre shtete anëtare të NATO-s, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Mali i Zi, e ndryshon dinamikën në rajon, por ende ka çështje të hapura, ajo është Bosnja dhe Hercegovina, marrëdhënia Kosovë-Serbi. Duke pasur parasysh dy çështje shtesë, ai është bllokimi i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, në njëfarë mënyre e bën të cenueshëm të gjithë rajonin”, deklaroi Osmani për MIA-n.

Ai në fjalën e tij para pjesëmarrësve të tjerë në takimin ministror të NATO-s, theksoi se “politika e zgjerimit është para se gjithash politikë sigurie dhe në këtë situatë duhet t’i jepet prioritet që të ndryshohet menjëherë kjo dinamikë në rajon, gjegjësisht të fillohet me negociatat aderuese me ne dhe me Shqipërinë”.

“Menjëherë nga katër çështjet do të përgjysmohen në dy, dhe ato dy vende do të fillojnë të kontribuojnë në mbylljen e çështjeve të tjera në rajon. Është e rëndësishme që të fillohet të mendohet për procesin e zgjerimit si çështje e rëndësishme e sigurisë dhe të reagohet menjëherë”, ka shtuar Osmani për MIA-n.

Në këtë kontekst të sigurisë, hapet edhe çështja e njohjes së Kosovës, pikërisht nga pesë shtete anëtare edhe të BE-së dhe NATO-s, përfshirë edhe vendet që janë të ekspozuara ndaj agresionit të mundshëm rus, siç është Rumania. Kosova disa ditë më parë kërkoi anëtarësim të shpejtë në Aleancën e Atlantikut të Veriut .

“Nuk mund të flas në emër të pesë vendeve, por mendoj se është gjithashtu e rëndësishme të konsolidohet qëndrimi i vendeve-anëtare të BE-së për Kosovën në mënyrë që Kosova të vazhdojë rrugën e saj drejt anëtarësimit në Kombet e Bashkuara, në NATO, në BE, sepse në në këtë mënyrë do të kontribuojë në stabilizimin e të gjithë rajonit. Politika e dyerve të hapura të NATO-s është dëshmuar se është thelbësore në stabilizimin e rajonit, ajo duhet të vazhdojë me vendet e tjera”, tha ministri i Jashtëm.

Por ai gjithashtu pranoi se përderisa ka vende që nuk e njohin Kosovën, çështja nuk mund të vihet në tryezë sepse NATO i merr vendimet unanimisht.

“Megjithatë, është e rëndësishme që në periudhën e ardhshme të anashkalohet që Kosova të jetë anëtare e barabartë e bashkësisë ndërkombëtare dhe të mund të kontribuojë në stabilizimin e mëtejmë të rajonit”, tha Osmani.

Takimi i ministrave të NATO-s sot kishte për qëllim që të vlerësohet situata në dhe rreth Ukrainës dhe situatat ushtarake, si dhe masat që duhet në mënyrë plotësuese të ndërmerren në periudhën e ardhshme. Shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut e përshëndeti unanimitetin e NATO-s, por përsëriti se Aleanca nuk është dhe nuk do të bëhet pjesë e konfliktit ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.

“NATO nuk është palë në këtë konflikt, Ukraina nuk është vend anëtar i NATO-s. Parimet e funksionimit të NATO-s është se është aleancë për mbrojtje kolektive të anëtareve të saja, që nënkupton se përgjegjësia është për mbrojtje të territorit për anëtaret e saja, megjithatë absolutisht u solidarizuan me Ukrainën. Së pari të gjithë e përshëndetën rezistencën e guximshme të cilën e jep populli ukrainas në mbrojtjen e shtetit të tij. Por kuptohet në pjesën e ndihmës humanitare, në pranimin e refugjatëve, në krijimin e korridoreve për evakuim të refugjatëve dhe forma të tjera të ndihmës për popullin dhe shtetin ukrainas”, deklaroi ministri për MIA-n.

Një nga kërkesat kryesore të Ukrainës është vendosja e të ashtuquajturave zona “no fllaj”, gjegjësisht mbrojtje të qiellit ukrainas. Për këtë si dhe për vendet e tjera të NATO-s, Maqedonia e Veriut thotë se është e papranueshme.

“Siç thashë NATO nuk është palë në këtë konflikt. Kuptohet se vendet anëtare marrin pjesë në ndihmë, në solidarizimin me popullin ukrainas në forma të ndryshme, individualisht si vende anëtare, dhe BE-ja si organizatë doli në solidarizim përmes ndihmës ushtarake, ndihmës humanitare, por jo edhe NATO si organizatë por vendet anëtare vetë vendosin se çfarë forme të ndihmës do të japin”, sqaron ministri.

Pjesëmarrje direkte e NATO-s në këtë konflikt do të nënkuptonte edhe konflikt direkt ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë, që plotësisht përjashtohet nga ana e aleatëve, ndërsa NATO përmes sekretarit të përgjithshëm përsëriti sot se nuk dëshiron konflikt me Rusinë.

Ajo në të cilën fokusohen aleatët tani janë pasojat humanitare dhe kriza e refugjatëve.

“Fillimisht i konfirmojmë kapacitetet sa i përket numrave. Tashmë kemi vendosur se cilat do të ishin pikat e para te të cilat do të strehoheshim. Ministria e Shëndetësisë ka formuar grup se si do të trajtohen nëse ka të lënduar, sa duhet kujdes, të gjitha institucionet, MPB i ka konfirmuar hapat sa i përket mënyrës së pranimit, transportit të tyre, etj. Por fillimisht do të mund të përcaktojmë në numra se cili do të ishte ai kapacitet, por gjithsesi ne nuk do të refuzojmë njerëz të cilët do të vijnë në kufirin tonë, do të kërkojnë strehim”, tha Osmani në pyetjen për gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut që t’i pranojë refugjatët ukrainas.

Pas raporteve shqetësuese se në disa vendkalime kufitare po pengohen refugjatë me origjinë afrikane që të ikin, Osmani siguron se Maqedonia e Veriut, as vendet e tjera, nuk do të diskrimonojnë.

“Mendoj se ato raporte që ndoshta janë të sakta, por nuk janë politika shtetërore të Ukrainës, janë mohuar nga Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës. Mendoj se asnjë vend nuk do të bëjë dallime në aspektin e qasjes humanitare ndaj refugjatëve në varësi të përkatësisë së tyre etnike apo të ndonjë përkatësie tjetër. Kuptohet, statusi i tyre përcaktohet nga ligjet tona, nëse është strehim i përkohshëm, nëse është e drejta për azil, e gjitha është e rregulluar në plane specifike, është e rëndësishme në këtë situatë që fillimisht të ndërpriten aktivitetet luftarake në mënyrë që të mos ketë valë të mëtutjeshme e refugjatëve dhe viktimave, dhe nëse ka dhe përcaktohen korridore të sigurisë, sigurisht që jo çdo shtet do të rijë i qetë në raportin me ta”, deklaroi ministri për MIA-n.

Related posts

Gjermania heq Maqedoninë e Veriut nga zona me rrezik të lartë

D V

Pacienti i sëmurë rëndë me zemrën operohet dhe merr zemër nga një donator

Xh M

Shqipëria uron Maqedoninë e Veriut me rastin e përvjetorit të pavarësisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More