Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani bisedë telefonike me Presidentin e Izraelit, i kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar sot një bisedë përmbajtjesore me Presidentin e Shtetit të Izraelit, Isaac Herzog si pjesë të komunikimit të vazhdueshëm me homologë të shteteve mike.

Sipas njoftimit nga Zyra e Presidentes, thuhet se në këtë bisedë telefonike në mes të krerëve të shtetit të Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit, të dy liderët kanë biseduar për raportet bilaterale në mes të dy shteteve dhe mundësinë e thellimit të tyre.

“Presidentja Osmani dhe Presidenti Herzog, diskutuan për potencialin e rritjes së bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, trashëgimisë kulturore dhe inovacionit, ndërsa vlerësuan lartë partneritetin në rritje në mes të dy vendeve. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani potencoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit diplomatik, për të mbështetur anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Presidenti Herzog e falënderoi përzemërsisht Presidenten Osmani për mbështetjen e Kosovës ndaj Izraelit, dhe e ftoi Presidenten Osmani për vizitë zyrtare në Izrael.

“Ai poashtu shfrytëzoi rastin që t’ia urojë muajin e Ramazanit besimtarëve myslimanë, festën e Pashkëve besimtarëve të krishterë, si dhe festën e “Passover”, besimtarëve hebre.
Në fund, Presidentja Osmani ka dërguar urimet më të mira për gjithë popullin e shtetit të Izraelit”, thuhet në njoftim.

Related posts

Situata e krijuar në veri, Haliti thotë se Kurti ra në grackën e Vuçiqit

Xh M

​Përkujtohet 24-vjetori i vrasjes së pesë anëtarëve të familjes Kastrati në Pejë

Xh M

Grenell: Kosova ka nevojë që Thaçi sërish të kthehet në krye

Xh M