Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani: BDI ka qenë e informuar dhe e koordinuar për bisedimet Zaev-Gashi

Shkup, 6 dhjetor – BDI ka qenë e informuar plotësisht mbi bisedimet e kryeministrit dhe liderit në dorëheqje të LSDM-së, Zoran Zaev me Afrim Gashin për hyrjen e Alternativës në qeveri, ka deklaruar sot ministri i Punëve të Jashtme dhe funksionar i lartë i BDI-së, Bujar Osmani.

 

“Kryeministri Zaev bisedimet me partinë politike Alternativa i ka realizuar në emër të koalicionit. Ashtuqë ne kemi qenë të informuar dhe të koordinuar plotësisht për bisedimet që i ka zhvilluar kryeministri Zaev me partitë politike”, ka thënë Osmani pas konferencës për shtyp me zëvendës- ndihmës sekretarin shtetëror për çështje evropiane dhe euro-aziatike dhe përfaqësues special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar në pyetjen e gazetarëve nëse BDI ka qenë e informuar për numrin e madh të funksioneve që ka marrë Alternativa me marrëveshjen që të bëhet pjesë e Qeverisë dhe shumicës parlamentare.

Kryeministri Zaev dhe lideri i Alternativës, Afrim Gashi dje në Klubin e deputetëve e kanë nënshkruar programin për veprim të përbashkët dhe bashkëngjitjen e kësaj partie në qeveri dhe shumicën parlamentare.

Me marrëveshjen Alternativa duhet të emërojë ministër të Shëndetësisë, ministër të MSHIA-s dhe ministër pa resor për diasporën si dhe tre zëvendësministra, mes tyre një në MASH, në Ministrinë e Kulturës, ndërsa i treti mbetet të precizohet edhe pse është biseduar për zëvendësministër të Bujqësisë. Alternativa mund të përfshihet edhe në menaxhimin e organeve udhëheqëse në më shumë institucione në nivel qendror dhe rajonal si në MEPSO, FSSHM, Hekurudha dhe Transport, Qendrën klinike në Tetovë dhe Agjencinë për Investime të Huaja.

Related posts

Mot me diell dhe me vranësira të vogla

Z H

Hoxha: Në Ligjin për shitjen e tokës bujqësore do të përfshihen të gjitha vërejtjet e argumentuara

Z H

Lumenjtë e ndotur, rrezik për shëndetin e qytetarëve

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More