Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani: 4 prokurorë bullgarë ma konfirmuan se nuk ka patur mjete piroteknike e as tuba me naftë

Shkup, 25 nëntor – Ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani, në Alsat M ka deklaruar se kjo tragjedi i tejkalon të gjitha dimenzionet e çdo tragjedie. Ai tha se kjo që ndodhi në Bullgari nuk mund të kalojë aq lehtë dhe se do tra resetojë gjithë sistemin publik transportues, informon Zhurnal.

 

Osmani shtoi se dje ka patur takim me katër prokurorë bullgarë dhe në bisedë me ta, hedhen poshtë të gjitha spekulimet se në autobus ka patur mjete piroteknike apo tuba me naftë apo benzinë.

Ministri i cili personalisht meret me tragjedinë në rrugën “Struma”, tha se shtatë personat që kanë mbijetuar janë në gjendje stabile dhe dy prej tyre do të kthehen nesër.

Të tjerët siç njofton Osmani, duhet të presin edhe ca ditë përshkak se janë operuar. Sipas ministrit, edhe në këtë rast shteti do të kryejë transport të organizuar në harxhim të vete.//Zhurnal.mk

Related posts

Pendarovski për 30-vjetorin e pavarësisë: Të bashkohemi rreth interesave vitale të qytetarëve (drejtpërdrejtë)

D V

Shilegov: Deri në vitin 2024 Shkupi nuk do të ketë rrëmujë në komunikacion

Z H

Zvogëlohen nivelet e disa lumenjve, liqeni i Prespës 11 centimetra nën minimumin

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More