Agjencia Zhurnal.mk.

OSBE, Stokholm/ Osmani prezentativ edhe në diplomacinë multilaterale

Shkup, 2 dhjetor – Me plot takime produktive, bilaterale, i pari i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka përfunduar mbledhjen në Këshillin Ministrot të OSBE-së, në Stokholm.

 

“Biseduam për sfidat kryesore të OSBE-së, bashkëpunimin bilateral, por edhe për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Ka një marrëveshje nga të gjithë miqtë tanë se perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor është garanca më e fortë për stabilitetin”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook. Maqedonia e Veriut do të kryesojë me OSBE-në në vitin 2023.

Kryediplomati Osmani ka potencuar se si kryesuse në vitin 2023 RMV mbështet dhe promovon plotësisht vlerat dhe parimet thelbësore të organizatës. Bujar Osmani është Ministri i parë shqiptar që udhëheqë me diplomacinë e vendit.

Related posts

Shilegov: U shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjeve të viktimave të tragjedisë së djeshme në Tetovë

N E

Rexhepi: Ende kam bindjen se do të marim datë për negociata, ndoshta edhe në janar

Z H

Forum i Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë: “Çfarë kanë nevojë të rinjtë për bashkëpunim të mirë fqinjësor”

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More