Agjencia Zhurnal.mk.

OSBE dhuron 14 vetura për Njësitin e Qenve zyrtarë të MPB-së

Shkup, 16 dhjetor – Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot në MPB kishte takim me ambasadorin e Misionit të OSBE-së në Shkup, H.E. Klemens Koja në të cilin të dy bashkëbiseduesit, përveç të tjerave e nënshkruan marrëveshjen e donacionit të 14 automjeteve për nevojat e Njësitin e Qenve zyrtarë të MPB-së, e tërë kjo në kuadër të realizimit të projektit të filluar ”Përkrahje të autoriteteve nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut në zvogëlimin e rrezikut nga keqpërdorimi i armëve të vogla dhe të lehta”.

 

Siç theksoi ministri Spasovski në deklaratën e tij për mediat, pas takimit me ambasadorin Koja, ky projekt si thelbësor dhe i rëndësishëm për problematikën të cilën e përfshin kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta dhe municionit, ka për qëllim të përforcojë kapacitetet e Ministrisë, por në mënyrë paralele me këtë të vendosen dituri të reja, aftësi dhe praktika në drejtim të rritjes së standardeve profesionale-operative.

”Me ambasadorin Koja konstatuam se me këtë projekt po hapen mundësi reale dhe të reja në mënyrë më cilësore të ballafaqohemi me rreziqet nga proliferimi i armëve, i cili si fenomen sot në botën bashkëkohore, në kushte kur krimi i organizuar i ka kaluar kufijtë nacional, jo vetëm për shtetin tonë në nivel lokal, por është edhe një sfidë serioze globale në përpjekjet për ruajtjen dhe rritjen e sigurisë”, theksoi ministri Spasovski.

Duke u falenderuar për bashkpunimin e deritanishëm dhe përkrahjen e vazhdueshme si dhe partneritetin e Misionit të OSCE-së në Shkup, i manifestuar përmes një varg të aktiviteteve të përbashkëta reformuese në vitet e kaluara, ministri Spasovski theksoi se projekti konkret, pjesë e të cilit është donacioni, tani më në disa etapa po realizohet nga muaji mars i këtij viti, gjatë së cilës plotësisht duhet të implementohet deri më vitin 2023, me kornizë financiare prej rreth 3.7 milionë euro.

Ambasadori i Misionit të OSCE-së në vendin tonë H.E. Klemens Koja tha:
”Kjo paraqet përparim të rëndësishëm në përparimin e kapaciteteve për përgjigje dhe reagim të policisë dhe të Njësitit të Qenve Zyrtar në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në masë të madhe do ta zvogëlojë kohën për reagim atje ku do të jetë nevoja. Ky donacion është edhe një hap i përbashkët përpara në punën e ndërtimit të kapaciteteve nacionale dhe të institucioneve në projektin ”

Sigurimi i përkrahjes të autoriteteve nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut në zvogëlimin e rrezikut nga keqpërdorimi i armëve të vogla dhe të lehta”.

Related posts

Maqedoni, nga nëntori do të kërkohet doza e dytë për hyrje në kafene

D V

Në VK Tabanoc pritet rreth 40 minuta për dalje nga shteti

D V

Takimi i lamtumirës i Xhaferit me ambasadorin çek Toman

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More