Agjencia Zhurnal.mk.

Orce Kamçev ofron 1.8 milion euro garancë për të dalë nga burgu i Shutkës

Shkup, 26 gusht – Biznesmeni Orce Kamçev ka dorëzuar një garancë të re për gjykatën, me çka kërkon të lirohet nga paraburgimi nga burgu në Shutkë. Garanca siç thuhet, është rreth 1,8 milion euro, transmeton Zhurnal.

 

Siç mësohet, pasuria është në emër të një familjare të afërm e Kamçev, pasi më parë kanë ofruar pasuri e cila është në pronësi të së ëmës së biznesmenit, Ratka Kunovska Kamçeva, por prokuroria ka dhënë mendim negativ përshkak se edhe e ëma e tij është e akuzuar në rastin “Parcelat në Vodno”.

“Tani kemi kërkesë të re me garancë të ofruar nga pasuria e një anëtari tjtetër të familjes së Kamçev, që nuk është i akuzuar në rast”, tha avokati Elenko Millanov.

Por, edhe ofertën e fundit si duket Prokuroria nuk po e pranon.

“Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit ka dorëzuar mendim negativ lidhur me propozimin për garancë të dhënë nga personi për të cilin pyetët”, thonë nga prokuroria për Fokus.

Tani Gjykata Penale do të vendosë nëse od të pranojë garancën dhe do të lejojë Kamçevin të mbrohet në liri, ose edhe më tej do të qëndrojë prapa grilave.

Kamçev deri tani disa herë ka ofruar garanca me të holla për të dalë në liri, por prokuroria nuk është pajtuar.//Zhurnal.mk

Related posts

Shtërbevska: Nëse nuk zbatohen reforma rrënjësore në gjyqësor, asnjë ndryshim tjetër nuk do të ketë kuptim

R Zh

Aktualisht në Strasburg janë rreth 300 procese gjyqësore kundër Maqedonisë

D V

Shtatë kandidatë në garën për kryetar të Komunës së Strugës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More