Agjencia Zhurnal.mk.

Orce Kamçev ngelet në paraburgim, tërbohen avokatët

Shkup, 12 tetor – Gjykata Penale me kërkesë të Prokurorisë, i’a vazhdoi Orce Kamçevit paraburgimin. Avoaktët janë të pakënaqur që nuk pranohet oferta e tyre me të holla të cilat do të shërbenin si sigurim për mos ikjen e tij si dhe janë të brengosur për shëndetin e klientit, informon Zhurnal.

Paraburgimi i Kamçevit është vazhduar për edhe 30 ditë të tjera ndërsa kaucioni nuk është pranuar për ta lejuar atë të mbrohet në liri.

Avokatët konsiderojnë se organet gjyqësore i shkelin rregullat e gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut. Ata shprehen se gjykatësit nuk kanë arsye të forta për mbajtjen e tij në paraburgim ndërsa shëndeti i klientit është për t’u brengosur.

Ndryshe gjatë verës Kamçev ankohej për gjendje të përkeqësuar shëndetësore dhe madje ishte një herë për kontrolle në spital. Kamçev në paraburgim përfundoi më 14 mars të këtij viti.//Zhurnal.mk

Related posts

Han: Mos fillimi i negociatave me RMV-në dhe Shqipërinë dështim për BE-në

Z.H

Protokolle të reja për hyrje në Holandë dhe Greqi

D V

Carovska: Kushtet për punë dhe lëvizje mes popullatës dhe kushtet për lëvizje të nxënësve në oborrin e shkollave janë të njejta

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More