Agjencia Zhurnal.mk.

Orban: Ratifikimi i anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO, vitin e ardhshëm

Kryeministri hungarez Viktor Orban tha të enjten se Parlamenti i Hungarisë do të ratifikojë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, në fillim të vitit të ardhshëm.

 

Në një konferencë për media, pas një takimi të Grupit të Vishegradit në Sllovaki, Orban tha se qeveria e tij tashmë kishte vendosur që Hungaria do të mbështeste pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO dhe se Parlamenti hungarez do ta vendosë këtë pikë në agjendën e sesionit të parë, në vitin e ardhshëm.

“Hungaria me siguri do t’i japë mbështetjen e saj pranimit të tyre. Pasi Qeveria e ka bërë edhe parlamenti do ta bëjë këtë”, tha Orban.

Parlamenti i Hungarisë, në kushte normale, mblidhet rreth mesit të shkurtit të vitit të ardhshëm.

Hungaria dhe Turqia janë të vetmet anëtare të aleancës që nuk e kanë miratuar ende pranimin.

Qeveria hungareze paraqiti legjislacionin përkatës në korrikun e sivjetmë, por Parlamenti, në të cilin partia në pushtet, Fidesz e Orbanit, ka dy të tretat e shumicës, nuk i ka paraqitur ende dy projektligjet për debat dhe miratim.

Finlanda dhe Suedia kanë kërkuar që t’i bashkohen aleancës ushtarake të NATO-s në maj, në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.

Related posts

Inflamacioni i zemrës është i lidhur me vaksinat Pfizer dhe Moderna

D V

Jo vetëm Caroline-n? Dyshime se piloti grek ka vrarë dhe shokun e ngushtë!

Redaksia

Mbreti saudit i bën thirrje Iranit që t’i japë fund “qasjes negative” në rajon

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More