Agjencia Zhurnal.mk.

Opozita në Izrael pajtohet për formimin e qeverisë së unitetit

Partitë opozitare në Izrael kanë arritur marrëveshje për formimin e qeverisë së re. Yair Lapid, udhëheqësi i partisë së qendrës, Yesh Atid, njoftoi se ka arritur të formojë koalicionin qeverisës me tetë parti tjera.

 

Formimi i qeverisë së re në këtë përbërje i jep fund udhëheqjes 12 vjeçare të kryeministrit, Benjamin Netanyahu. Rreth 30 minuta para se të kalojë afati në mesnatë Yair Lapid, e njoftoi presidentin Reuven Rivlin, se ka arritur të formojë shumicën për të formuar qeverinë e re.

Sipas një marrëveshjeje kreu i partisë së krahut të djathtë Yamina, Naftali Bennett, do të ushtrojë funksionin e kryeministrit dhe pas rreth dy vitesh do t’ia dorëzoj postin, Yair Lapid. Lapid u mandatua për formimin e një koalicioni qeverisës pasi Netanyahu dështoi në përpjekjen e tij, pas zgjedhjeve të 23 marsit.

“Kjo qeveri do të punojë për të gjithë qytetarët e Izraelit, ata që votuan për të dhe ata që nuk e votuan. Ajo do të respektojë kundërshtarët e saj dhe do të bëjë gjithçka që mundet për të bashkuar dhe lidhur të gjitha pjesët e shoqërisë izraelite”, tha Lapid në Twitter.

Më herët Netanyahu ka thënë se një koalicion i tillë qeverisës do të paraqiste rrezik për Izraelin. Qeveria duhet të votohet nga parlamenti.

Presidenti Rivlin i ka bërë thirrje parlamentit që të mblidhet sa më shpejt që të jetë e mundur për të votuar qeverinë. Nëse koalicioni nuk arrin të fitojë mbështetjen e shumicës në Knesset (Parlamenti i Izraelit) me 120 vende, ekziston rreziku që vendi të shkojë në zgjedhje për herë të pestë në dy vjet./ REL

Related posts

Gjermania me masë të re për të pavaksinuarit – nuk do t’iu paguhet periudha e karantinimit shkaku i COVID-19

D V

Zëdhënësi i Clinton: Gjendja e tij është përmirësuar, pritet të lirohet sot nga spitali

Redaksia

SHBA lehtëson procedurat e imigrimit për afganët e evakuuar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More