Agjencia Zhurnal.mk.

Opozita e lëshon mbledhjen e Komisionit, përplasen me ministren Hajdari

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka raportuar në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për nivelin e zbatimit të Ligjit për tregti me jashtë, raporton Ekonomia Online.

Edhe kjo mbledhje nuk ka kaluar pa përplasje ndërmjet pozitës e mazhorancë, madje këta të fundit e lëshuan mbledhjen. Ministrja Hajdari, fillimisht tha se më vitin 2022 janë mbi 83.3 për qind rritje krahasuar me vitin 2021, poashtu sipas saj janë edhe 514 milionë euro investime të huaja për periudhën janar-gusht 2023.

“Ligji për tregti më jashtë tashmë ka hyrë në fuqi që nga fundi i muajit shkurt të vitit 2022 dhe ka për qëllim që të përcaktoj parimet e përgjithshme që rregullojnë tregtinë dhe legjislacionin e BE-së. Ky ligj përcakton parimet dhe rregullat e përgjithshme të importit, eksporti dhe për ushtrimin e tregtisë me jashtë…Kemi ndikime statistikore në përmirësim të bilancit tregtar që ishte para 3 viteve në 1 me 10 ndërsa tash është 1 me 6. Për investimet e huaja vetëm në vitin 2022 kemi mbi 83.3 për qind rritje krahasuar me vitin 2021, poashtu kemi tashmë 514 milion euro investime të huaja për periudhën janar-gusht 2023”, tha ajo.

Deputeti i PDK-së Ferat Shala, ka pyetur për punësimin që ka bërë Ministria në lidhje ekspertë të jashtëm sa i përket hartimit të strategjive. Sipas tij, sipas marrëveshjes brenda vetëm një ditë një ekspert i ka rënë që të paguhet 1 mijë euro.

“Në shpallje publike keni kërkuar ekspert të jashtëm dhe një të brendshëm. Për të cilët keni planifikuar në pjesën e parë 57 mijë e 700 euro për 50 ditë punë për një njeri, që i bie më shumë se një mijë euro dita. Për shpalljen e dytë të kësaj strategjie keni paraparë 20 ditë punë për një ekspert 20 mijë euro, që i bie 1 mijë euro dita”, tha ai.

Ministrja Hajdari, tha se nuk e mban mend se kush është ai.

“Nuk janë shumë 20 mijë euro për 20 ditë. Për një politik industriale për të shpalosur potencialin e Kosovës ne kemi pasur mundësi që të investojmë 100 mijë euro. Nuk e mbaj mend as emrin e eksperteve”.

Gjatë këtij raportimi ka pasur përplasje ndërmjet deputetëve të pozitës e mazhorancës, kjo pasi deputeti i AAK-së Pal Lekaj, tha se me Qeverinë Kurti ka lulëzuar importi në Kosovë nga Beogradi.

“Ajo që mund të them, mendova a thua me ty ka filluar bota e tregtisë a po ka filluar bota e tregtisë së jashtme. Nuk mund të lavdëroheni, sa i përket eksporti deficit tregtare është 3.1 për qind edhe atë në gusht. Nëse e shohim eksportin e ki një distanca tepër të madhe sa i përket importit. Nuk e di se si Kosova mund të zhvillohet. Mund të krenoheni me lulëzimin e importit nga Beogradi, shifrat kështu tregojnë”.

Ndaj këtyre deklaratave reaguan deputete e VV-së. Deputeti i VV-së Driton Selmanaj, tha se këto deklarata janë të pa vërteta. Po ashtu kritika për këtë deklarata pati edhe deputetja e VV-së Mimoza Kusari Lila,  e cila kërkoj nga deputeti Lekaj që të kërkoj falje.

“Është duke abuzuar me fjalën”, tha ajo.

Me pas ministrja Hajdari tha se po befasohet me zërin e lartë të deputeti Lekaj, raporton EO.

Deputetja e LDK-ja Valentina Bunjaku, kërkoi që ministrja të përgjigjet në pyetje konkrete e të mos komentoj zërat e deputetëve.

“Përgjigju në pyetjet e tua. A jeni normal. Ministrja s’ka nevojë me na tregu farë zëri kemi. Ministrja nuk ka të drejtë këtë qasje, ja të largohet lë të përgjigjet ne pyetjet konkrete”.

Related posts

Osmani uron presidentin e Indonezisë

Xh M

Përfshihet nga zjarri një banesë në Prishtinë

Xh M

Konfiskohen pako cigare me prejardhja nga Serbia, vlera rreth 60 mijë euro

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy