Agjencia Zhurnal.mk.

Opozita dhe PS rezolutë të përbashkët për Kosovën, sot seancë e posaçme në Kuvend

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në një seancë të Posaçme, ku pritet miratimi i një projektrezolute që dënon sulmin e 24 shtatorit në Veri të Kosovës.

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë arritur dakordësinë për të dënuar sulmin terrorist në Banjskë, ku serbët sulmuan Policinë e Kosovës dhe ra dëshmor Afrim Bunjaku.

Pas debateve të javës së kaluar, palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe sot pritet që rezoluta të kalojë pa diskutime.

Referuar tekstit të dokumentit, theksohet se Kuvendi i Republikës së Shqipërisë dënon me termat më të ashpër sulmin terrorist të organizuar nga Republika e Serbisë mbi Policinë e Kosovës më datën 24 shtator 2023, si dhe kërkon nga faktori ndërkombëtar që të ushtroj ndikimin e tij për ta ballafaquar Serbinë me rolin e saj në raport me organizimin dhe mbështetjen e çdo llojshme që i ka bërë grupit terrorist.

Gjithashtu, vlerëson punën, angazhimin dhe rezultatet e jashtëzakonshme të institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës dhe të institucioneve partnere ndërkombëtare të sigurisë (Eulex dhe KFOR), në aksionin e përbashkët për të zmbrapsur dhe asgjësuar sulmet terroriste të organizuara nga Serbia në veri të vendit.

Parlamenti shqiptar konstaton nevojën për hetim ndërkombëtar ndaj Republikës së Serbisë lidhur me organizimin e aktiviteteve terroriste dhe vazhdimin e ekzistencës së kampeve stërvitore të grupeve terroriste në territorin e Serbisë.

Nga ana tjetër, kërkohet që edhe Qeveria e Republikës së Kosovës të bashkëpunoj me aleatët ndërkombëtarë, veçanërisht me SHBA-të, për të fuqizuar Shtetin e së Drejtës dhe vlerat e përbashkëta euro-atlantike.

Related posts

U përfshi në trafik droge, përjashtohet nga Policia e Shtetit kryekomisar, Stiljan Pasho

Xh M

Akzuat për koncesionin e Sterilizimit-Ilir Beqaj paraqitet në SPAK në zbatim të masave ndaluese

Xh M

DASH : Shqipëria vazhdoi mbështetjen e fortë të përpjekjeve ndërkombëtare kundër terrorizmit 

Xh M