Agjencia Zhurnal.mk.

Opinioni maqedonas nuk e pret mirë asnjë reagim të Bujar Osmanit për Kosovën

Shkup, 1 tetor – Nuk ka reagim të MPJ Bujar Osmanit, lidhur me Kosovën që nuk përcillet me gjuhë urrejtje në rrjetet sociale nga nacionalistët maqedonas.

“Kosova ka dy ministra të Jashtëm”, “shqetësohesh më shumë për fiset në Kosovë”, “Ik në Kosovë”, “po e përsëritni atë që e thotë SHBA” e shumë të shara e fjalë banale… pas reagimit të ministrit të Jashtëm dhe kryesuesit me OSBE, Osmani.

“I shqetësuar për grumbullimin e trupave ushtarake serbe përgjatë kufirit Kosovë- Sërbi, kontaktova sot me ministrin e jashtëm të Sërbisë, Ivica Dacic për të shprehur shqetêsimet tona.
Mirëpres deklaratat për tërhjeqje tê trupave si hapi i parë drejt de-përshkallëzimit.
Përshëndes vendimin e NATO-s për trupa shtesë të KFOR-it.
OSBE e pranishme dhe e gatshme për të ndihmuar në uljen e tensioneve dhe inkurajimin e procesit diplomatik!”- ka shkruar kryediplomati Osmani

Related posts

LSDM: Me ne rroga mesatare arriti në 40 mijë denarë, me VMRO ishte 22 mijë denarë

Xh M

Sanksionohen 167 shoferë në Shkup, 42 për tejkalim shpejtësie

Xh M

Moti sot

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy