Agjencia Zhurnal.mk.

Operacioni “Brezovica” – Policia zhvillon bastisje në MMPHI

Operacioni “Brezovicia” ka vazhduar në nëntë lokacione, në tri qytete të Kosovës, Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë.

Ky aksion është zhvilluar edhe në Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI).

Lajmin e ka konfirmuar kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari.

Sipas tij, aksioni ka të bëjë me ndërtimet pa leje në Brezovicë.

“…është duke vazhduar një aksion i bastisjeve në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë dhe në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor”.

“…bastisje janë vazhdim i aksionit për ndërtimet në Brezovicë”.

Më 21 dhjetor, Policia e Kosovës kreu një aksion në Shtërpcë lidhur me ndërtimet.

Më pas, Gjykata Themelore në Ferizaj e ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për dhjetë personat e arrestuar më 21 dhjetor në rastin “Brezovica”.

Në mesin e tyre është edhe Bratisllav Nikolliq, ish-kryetar i Komunës së Shtërpcës dhe zyrtar i Listës Serbe.

Arrestimi i tyre është bërë nën dyshimin për vepra penale si keqpërdorim i detyrës zyrtare, marrjes dhe dhënies së ryshfetit, gjegjësisht për dhënien e leje për ndërtimet në Brezovicë.

Related posts

Serbia kërkon që zgjedhjet e saj të mbahen edhe në Kosovë

D V

Presidenca jep detaje për vizitën e presidentit të Shqipërisë në Kosovë

Xh M

Bislimi në Bruksel për aplikimin në BE, pritet nga Varhelyi

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More