Agjencia Zhurnal.mk.

OPEK+ konfirmoi rritjen modeste të ofertës së naftës edhe për muajin shkurt

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEK) dhe aleatët e saj vendosën të rrisin në mënyrë modeste prodhimin në muajin shkurt, duke vlerësuar se lloji i ri i koronavirusit nuk do të pengojë ndjeshëm aktivitetin ekonomik apo do të dëmtojë kërkesën për naftë.

 

OPEK do të vazhdojë të rrisë prodhimin me 400 mijë fuçi në ditë në muajin shkurt, u vendos në mbledhjen e rregullt mujore të mbajtur gjatë ditës së djeshme.

Përpara takimit, Komiteti Teknik i OPEK+ vlerësoi se lloji i ri i koronavirusit – omikron nuk duhet të ndikojë ndjeshëm në kërkesën për naftë.

Prodhuesit kryesorë kanë rritur furnizimin e tyre me naftë për gjysmë viti, pas një rënie të konsiderueshme pandemike që ka detyruar vendet në mbarë botën të kufizojnë ashpër udhëtimin dhe të mbyllin aktivitetin ekonomik.

Analistët vlerësojnë se kërkesa për naftë këtë vit do të kthehet në nivelet para pandemisë prej rreth 100 milionë fuçi në ditë.

OPEK plotëson rreth 45 për qind të kërkesës botërore.

OPEK do të mblidhet sërish më 2 shkurt për të analizuar situatën e tregut.

DPA lajmëron se analistët e “Commerzbank” vlerësojnë se fokusi i OPEK-ut do të jetë te pandemia, kufizimet e reja të mundshme në Kinë dhe përdorimi i mundshëm i rezervave strategjike për të kufizuar çmimet.

Related posts

Bashkëpunim mes OEK dhe IZHET për panair të përgjithshëm mbarëkombëtar dhe prodhimeve bujqësore PRISHTINA 2021

Z H

Besimi: Sigurohet kornizë financiare për gazsjellësin drejt Greqisë

Z H

Në shtator 318 leje për ndërtim, 618 banesa të reja

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More