Agjencia Zhurnal.mk.

Onlajn shitje e biletave për panairin e librit 2021

Shkup, 31 gusht – Prej nesër, biletat për panairin e librit mund të blihen përmes sistemit elektronik onllajn www.karti.com.mk

 

Panairi i librit do të mbahet në hapësirë të hapur, pranë Akua Parkut (A1 Arena – SS Boris Trajkovski), nga 8 deri më 14 shtator.

Në panair do të marrin pjesë mbi 60 shtëpi botuese që kanë njoftuar prezantimin e botimeve të tyre të fundit, si dhe një numër promovimesh dhe zbritje të panaireve.

Panairi i librit organizohet në bashkëpunim me Shoqatën Maqedonase të Botuesve, Shoqatën e Botuesve dhe Librashitësit të Maqedonisë – ZIKM, Shoqatën e Botuesve Shqiptarë nga Maqedonia dhe Shoqatën e Botuesve Shqiptarë në Maqedoni dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë së Veriut.

Programi dhe orari i promovimeve të botimeve të reja do të shpallen pak para fillimit të Panairit të Librit 2021, thuhet në kumtesën e organizatorëve të panairit.

Related posts

Thënie për përkthyesit

D V

Naim Frashëri, bilbil i “gjuhës së kënduar”

D V

“Mbrëmjet strugane të poezisë” do të mbahen nga 26 deri më 30 gusht

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More