Skuadra nga Banja e Pejës tashmë ka filluar të përgatitet maksimalisht për sezonin e ri i cili pritet të jetë mjaftë i nxehtë.
KF Onix ka arritur marrëveshje me dy futbollistë të cilët priten që ta djersitin fanellën sezonin e ri.
Bëhet fjalë për portierin Adi Hyla dhe futbollistin Arbnor Gashi.
Hyla së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e Vëllaznimit të Gjakovës, gjithashtu ka qenë pjesë edhe e Prishtinës.

Kurse, Gashi ka mbrojtur ngjyrat e Arbërisë në Superligë.

KF Onix përmes organizimit të mirë dhe ekipit cilësor synon që të inkuadrohet ne Superligën e Kosovës.