Agjencia Zhurnal.mk.

Onishçenko habitet pse Qeveria dëshiron t’ia marë nënshtetësinë

Shkup, 24 nëntor – Biznesmeni ukrainas, Oleksandr Onishçenko, sot në një prononcim për Sloboden Peçat, është shprehur se në shtetësinë e tij nuk ka as edhe një gram mashtrim dhe gjithçka është legale, ndaj habitet pse Qeveria po ngritë procedurë që t’i meret nënshetësia atij, informon Zhurnal.

 

Ai shprehet se gjatë dorëzimit të aplikimit për shtetësi, i ka dhënë të gjitha dokumentet zyrtare dhe se posedon edhe pasaportë ukrainase edhe ruse.

“Nuk di çfarë të them. Kërkuan nga unë ta përfaqësoj Maqedoninë dhe të ndihmoj në përgatitje të lojërave olimpike. Nëse nuk duan, unë do ta bëj këtë në mënyrën time. Federata kërkoi nga unë, Luka Zallozhnik më pyeste çdo ditë. I dhash të gjitha dokumentet zyrtare gjatë aplikimit. Pasaportën time ruse dhe çertifikatën e lindjes. Kam edhe pasaportë ukrainase edhe ruse. Kur aplikova për shtetësi maqedonase, aplikova me pasaportë ruse. Kam garuar për Rusinë më herët. Kam vetëm dokumente valide, nuk mund të kem jo valide, unë jam person zyrtar”, tha Onishçenko./Zhurnal.mk

Related posts

Kovaçevski: Kemi udhërrëfyes të qartë për mënyrën e aderimit në BE

Xh M

Menduh Thaçi takon Ali Ahmetin, i kërkon të hiqet 20%shi për gjuhën shqipe nga Kushtetuta

Z.H

Pacientët me leukemi një muaj e gjysmë pa terapi

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More