Agjencia Zhurnal.mk.

OnePlus 10 arrin në treg në fillim të vitit të ardhshëm, zbulohet dizajni dhe disa detaje

Kompania OnePlus synon që gjatë vitit të ardhshëm të prezantojë telefonin e mençur OnePlus 10, e tani janë shfaqur “renderët” dhe disa specifika.

 

OnePlus 10 do të prezantohet në fund të janarit apo në fillim të shkurtit, e burimi që publikoi “renderin” pretendon se zbulojnë pamjet finale të telefonit të mençur.

Kjo do të thotë se është konfirmuar se do të ketë një modul të pazakontë të kamerës me tre sensorë.

Megjithatë do të shfaqet edhe modeli Pro, që do të ketë baterinë me kapacitet prej 5.000 mAh dhe që do ta përkrah mbushësi i shpejtë prej 125 W.

Kjo nënkupton që telefoni nga 0-100 për qind të kapacitet të baterisë, do të mbushet për vetëm 20 minuta.

Telefoni pritet të jetë i disponushëm në treg me ngjyrën e zezë, bardhë dhe nuancë të ndritur të kaltër. 

Related posts

Teknologji e re e leximit për personat e verbër dhe me shikim të dobësuar në bibliotekat e Vjenës

D V

Thuhet se llambat e reja LED Philips zgjasin gati 50 vjet

D V

Australia planifikon të detyrojë “pëlqimin prindëror” për të miturit në mediat sociale

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More