Agjencia Zhurnal.mk.

Omicroni ia prish planet për pushime Bill Gates-it: Po hyjmë në fazën më të rëndë të pandemisë

Bill Gates ka anuluar shumicën e planeve të tij për pushime, kjo për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit të ri të coronavirusit i njohur si Omicron.

“Pikërisht kur dukej sikur jeta po i kthehet normalitetit, mund të futemi në pjesën më të rëndë të pandemisë”, ka shkruar Gates në profilin e tij në Twitter.

Para vetëm dy javëve, në postin e publikuar në bllogun e tij me rastin e përfundimit të vitit, Gates shkroi se 2021 ka “qenë vit i pazakontë dhe më i vështiri në jetën e tij”.

Por ai theksoi se shpreson që fundi i pandemisë është në horizont, dhe se faza akute do të marrë fund deri në fund të vitit të ardhshëm.

Megjithatë, duket se përhapja e shpejtë e Omicronit ka ndikuar negativisht në optimizmin e Gates. Në një seri prej shtatë postimeve në Twitter, ai tha se Omicron po përhapet më shpejtë se cilido variant tjetër i virusit, dhe se do të jetë vala më e rëndë që ndonjëherë kemi parë.

Gates tha se përhapja e shpejtë do të nënkuptonte që vala e Omicronit në SHBA do të mund të zgjaste deri në tre muaj, duke theksuar se pandemia mund të marrë fund vitin e ardhshëm nëse ndërmerren të gjithë hapat e nevojshëm.

Related posts

Presidenti kinez: Lufta duhet të mbahet nën kontroll

Xh M

Stoltenberg: Rritja e Kinës sfida që duhet t’i përgjigjemi së bashku

Redaksia

Macron akuzon Rusinë për krime lufte gjatë vizitës së tij në Irpin

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More