Agjencia Zhurnal.mk.

OMB: Valët e nxehta para fillimit të verës në Evropë janë paralajmërim për atë që pason

Valët e nxehta do të ndodhin gjithnjë e më herët dhe gjithnjë e më shpesh në të ardhmen, kumtoi sot Organizata Meteorologjike Botërore (OMB), duke i potencuar valët e nxehta të cilat i përfshinë disa pjesë të Evropës këtë vit që para fillimit zyrtar të verës.

“Për fat të keq, sot jemi dëshmitarë se si do të duket e ardhmja”, tha Kler Nulis, zëdhënëse e Organizatës Meteorologjike Botërore.

Temperaturat ekstrem të lara të cilat u përhapën nga Afrika e Veriut në Evropën jugore, ndërsa pritet t’i godasin Zvicrën dhe Gjermaninë këtë fundjavë, sipas OMB-së janë më karakteristike për korrikun dhe gushtin.

“Në disa pjesë të Spanjës dhe Francës, temperaturat para ca kohësh u rritën për më shumë se 10 gradë Celsius mbi mesataren për këtë periudhë të vitit”, tha Nulis.

Spanja, Portugalia, Hungaria dhe Serbia, gjithashtu, janë të goditura nga thatësia, ndërsa paralajmërime për valë të nxehta janë dhënë jashtë Evropës për thuajse një të tretën e popullatës së SHBA-së këtë javë.

“Si rezultat i ndryshimeve klimatike, valët e nxehta fillojnë më herët, bëhen më të shpeshta dhe më të fuqishme për shkak të koncentrimit të gazrave të qelqta në atmosferë të cilat janë në nivel rekord”, potencoi Nulis.

Related posts

Kryeministri malajzian vlerëson bashkëpunimin me vendin e madh aziatik

Xh M

Vdekja e Alexei Navalny, organizata: Zyrtarët e burgut rus i lidhën duar e këmbë dhe e torturuan

Xh M

Guterres: Këshilli i Sigurimit ka dështuar t’i përgjigjet konfliktit në Gaza

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy