Agjencia Zhurnal.mk.

Olta Xhaçka: Viktimat janë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

45 persona nga Maqedonia e Veriut kanë humbur jetën teksa autobusi me të cilin po udhëtonin shpërtheu në flakë në Bullgari.

 

Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka.

Xhaçka përmes një postimi në twitter ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave dhe shkruan se Shqipëria ndodhet pranë Maqedonisë së Veriut në këtë moment të vështirë.

Xhaçka konfirmon se 45 viktimat janë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

Postimi i plotë:

Dhimbje e madhe për 45 jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut gjatë aksidentit tragjik në Bullgari. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria është pranë në këtë moment të vështirë!

Related posts

Forumi i Prespës për Dialog, Olta Xhaçka: Gjatë mandatit, prioritet i parë janë të drejtat e grave

N E

Dy vite nga tërmeti i 26 nëntorit, ambasada amerikane: Nderojmë qëndresën e shqiptarëve përballë fatkeqësisë

D V

Asnjë viktimë nga COVID-19 në Shqipëri

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More