Agjencia Zhurnal.mk.

Olta Xhaçka nesër në Shkup, takon Pendarovskin, Osmanin e Xhaferin

Shkup, 26 mars – Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka, nesër do të qëndrojë në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme. Gjatë vizitës ajo pritet të realizojë takim me Ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

“Tema të diskutimit në takimin mes ministrave Osmani dhe Xhaçka pritet të jenë përkushtimi i të dy vendeve për ruajtjen e nivelit të lartë të bashkëpunimit bilateral, procesi negocioues për anëtarësimin e të dyja vendeve në BE, bashkëpunimi në kuadër të NATO-s dhe dinamika rajonale, duke iu referuar në mënyrë të veçantë Marrëveshjes së arritur së fundmi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thonë nga MPJ.

Krahas takimit me homologun e saj, është paraparë që Xhaçka të realizojë takim edhe me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe Zëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë, Artan Grubi.

Related posts

Në prag të ushtrimit “Përgjigje e shpejtë 23”, në Kavadar prezantohen pajisjet ushtarake

Xh M

Anketë e IPIS: 6,6% Ali Ahmeti, 2,2% Bilall Kasami, 1,8% Arben Taravari, 1,3% Afrim Gashi, 1,1% Zijadin Sela

Redaksia

Përkatësia etnike edhe në certifikatat e lindjes

Xh M