Agjencia Zhurnal.mk.

OKB thirrje SHBA-së që të heqë embargon ndaj Kubës

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB) me shumicë dërrmuese miratoi rezolutën rekomanduese e cila i bën thirrje SHBA-së që t’i japë fund embargos 61 vjeçare ndaj Kubës.

 

Në votimin e zhvilluar për herë të 29-të këtë vit në sallën e Asamblesë së Përgjithshme, 184 nga 193 vende anëtare të OKB-së votuan në favor të vendimit për t’i dhënë fund embargos ndaj Kubës.

Derisa SHBA-ja dhe Izraeli kanë votuar “kundër” në votim nuk morën pjesë Emiratet e Bashkuara Arabe, Kolumbia dhe Ukraina.

Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, shihen si një mjet që pasqyron vullnetin e komunitetit ndërkombëtar dhe ato nuk kanë ndonjë detyrim ose fuqi sanksionuese.

SHBA-ja zbaton ndaj Kubës embargo ekonomike, tregtare dhe financiare që nga 19 tetori 1960 e deri më tani, embargo kjo e cila është regjistruar si më e gjata në historinë moderne./AA

Related posts

Hungaria për herë të parë zgjedh një grua për presidente

Z.H

Putin urdhëron futjen e trupave ruse në rajonet separatiste në Ukrainë

D V

Katër anëtarët e familjes së tragjedisë në Zvicër kryen ‘vetëvrasje kolektive’,

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More