Agjencia Zhurnal.mk.

OKB: Shkolla e UNRWA-së në Gaza u “godit drejtpërdrejtë” gjatë fundjavës

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë bërë të ditur se një shkollë e agjencisë së saj për ndihmë të refugjatëve palestinezë (UNRWA) është “goditur drejtpërdrejtë” gjatë fundjavës”, transmeton Anadolu.

“Shkolla u dëmtua rëndë dhe ajo strehonte 225 njerëz, megjithëse nuk u regjistruan viktima në mesin e të zhvendosurve, por shkolla pësoi dëme të konsiderueshme strukturore”, tha në një konferencë për media Stephane Dujarric, zëdhënës i OKB-së.Sipas OKB-së, të gjitha shkollat e UNRWA-së në të gjithë Rripin e Gazës janë mbyllur dhe mbi 300 mijë nxënës janë të prekur nga kjo mbyllje.Dujarric theksoi se “kjo fatkeqësisht nuk është hera e parë”, duke theksuar në ndërkohë se ekziston një “mekanizëm de-konflikti” me autoritet izraelite”.“Ne nuk jemi në gjendje ta dimë nëse ishte shënjestruar apo ishte një gabim. Ajo që dimë është se u godit dhe se shkollat e OKB-së në asnjë mënyrë nuk duhet të goditen”, theksoi Dujarric.

Related posts

Letonia ndalon importet e produkteve bujqësore ruse dhe bjelloruse

Xh M

Europol godet rrjetin e trafikantëve të njerëzve në Gjermani, Belgjikë dhe Francë! Arrestohen 19 persona, mes tyre edhe “koka e grupit”

Xh M

Tensionet në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi sulmojnë qytetin izraelit, nuk ndalojnë goditjet ndaj anijeve në Detin e Kuq

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy