Agjencia Zhurnal.mk.

OKB kërkon të shmanget përshkallëzimi i luftës në Ukrainë

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, shprehu shqetësim për raportet për një sulm të dyshuar raketor në Poloni dhe bëri thirrje për shmangien e përshkallëzimit të luftës në Ukrainë.

 

Guterres është “shumë i shqetësuar nga raportet për shpërthimin e raketave në territorin polak. Është absolutisht thelbësore të shmanget përshkallëzimi i luftës në Ukrainë”, tha zëvendësi i zëdhënësit të OKB-së, Farhan Haq, në një postim në Twitter.

Së paku dy persona u vranë të martën në sulmin e dyshuar me raketa në fshatin Përzevodov të Polonisë lindore, i cili ndodhet pak kilometra larg kufirit me Ukrainën.

Duke folur në emër të Guterresit, Haq tha se sekretari i përgjithshëm i OKB-së shpreh ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe shpreson se do të kryhet një hetim i plotë i kësaj ngjarjeje.

Ministria e Punëve të Jashtme e Polonisë tha se raketat që ranë në territorin e këtij vendi, janë të prodhimit rus.

Rusia ka mohuar çdo përgjegjësi.

Related posts

Gjykatësja cakton ekspertin e posaçëm për të shqyrtuar dokumentat e Trump

Xh M

Konfirmohet rasti i dytë i një personi që u shërua ‘natyrshëm’ nga virusi HIV pa trajtim mjekësor

D V

Procesi gjyqësor në Suedi kthen vëmendjen te opozita iraniane

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More