Agjencia Zhurnal.mk.

OKB jep alarmin e kuq për klimën

Një raport paraprak i Kombeve të Bashkuara jep alarmin e kuq, se klima globale po përkeqësohet me ritme të paprecedenta dhe shpesh herë të pakthyeshme. Raporti konstaton se shkaktari kryesor i fenomeneve të ngrohjes globale është njeriu, aktivitetet e të cilit po i ngrenë mesataret globale të temperaturave me 1.5 gradë Celsius.

 

Ndër pasojat katastrofike kryesore të kësaj rritjeje, shkencëtarët veçojnë rritjen e nivelit të deteve dhe oqeaneve si pasojë e shkrirjes së akujve polarë, për të cilët ata bëjnë një parashikim të frikshëm. Thonë se nuk përjashtohet mundësia që ky nivel të rritet me rreth 2 metra në fund të këtij shekulli, e me deri 5 metra në mesin e shekullit të ardhshëm rreth vitit 2150.

Vetëm kjo mund të kërcënojë jetët dhe mirëqenien e miliona njerëzve që jetojnë në qytetet bregdetare. Rritja e temperaturave po ashtu rrezikon të shtojë edhe katastrofat nga zjarret e përmbytjet, ndërsa mund të ketë pasoja të rënda edhe në reduktimin e oksigjenit në atmosferë, apo reduktimin e prodhimit të ushqimit në toka.

Raporti jep shpresë se pasojat në këtë moment janë ende të riparueshme nëse merren masa urgjente, të paktën me zbatimin e marrëveshjes së Parisit për klimën të vitit 2015. Por nëse ecet me këto ritme, temperaturat do të jenë 1.5 gradë më të lartë që në vitin 2040. Raporti përmbledh në 42-faqe, të dhënat nga një seri studimesh të kryera nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike, që pritet të publikohen gjatë muajve në vijim./klan

Related posts

SHBA dënon dhunën midis Armenisë dhe Azerbajxhanit

D V

NATO në alarm: Rusia e Bjellorusia grumbullojnë 200.000 trupa për një stërvitje ushtarake

N E

Të paktën katër ndërtesa në La Palma u shkatërruan nga vullkani

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More