Agjencia Zhurnal.mk.

ODIHR do ta kumtojë vlerësimin preliminar për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale

Shkup, 1 nëntor – Misioni vëzhgues i ODIHR sot do t’i prezantojë të dhënat e tij pas rrethit të dytë të Zgjedhjeve lokale 2021 në Maqedoninë e Veriut.

 

Në konferencë për media do të flasë Tana de Zuleta, shefe e Misionit të ODIHR për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe Shtefan Krauze, zëvendës shefe e Misionit.

Misionin për vëzhgimin e zgjedhjeve të ODIHR, në rrethin e dytë e përbënin 23 vëzhgues nga 13 vende.

Me vlerësim preliminar Misioni ODIHR doli pas rrethit të parë të zgjedhjeve të mbajtura më 17 tetor, në të cilën theksohet se Zgjedhjet lokale ishin në frymën garuese, me respektimin e lirive themelore, por se janë të nevojshme reforma thelbësore sa i përket legjislacionit zgjedhor. Misioni shënoi mes tjerash edhe probleme të shpeshta me pajisjet për identifikim biometrik të votuesve në vetë ditën e zgjedhjeve që për herë të parë ishte sjellë në këto zgjedhje. Edhe pse hapi i këtillë në përgjithësi ishte përshëndetur nga shumica e partive politike si masë për parandalimin e mashtrimit, sipas ODIHR, në kornizën kohore për zbatimin e saj si masë për parandalimin e mashtrimit, sipas ODIHR, në kornizë kohore për zbatimin e saj në nivel nacional mungonte pilot projekt ose testim gjithëpërfshirëse.

Qëllim i monitorimit është vlerësimi deri në cilën shkallë zgjedhjet mbahen në përputhje me angazhimet e OSBE dhe standardeve të tjera ndërkombëtare për zgjedhje demokratike, si dhe me legjislacionin nacional.

Misioni vëzhgues i ODIHR në vend e filloi punën e tij më 7 shtator me ekip prej 16 ekspertëve dhe 165 vëzhguesve nga 29 vende.

Related posts

Janë regjistruar 524 të infektuar të rinj, 565 të shëruar dhe nëntë të vdekur nga Kovid-19 në 24 orët a kaluara

D V

Mariçiq për takimin e Figelit me Kamçevin: Shumë zhurmë për asgjë

D V

Dr. Hulus Asipi, ish ushtar i UÇK, bartës i listës të Lëvizjes BESA -Kumanovë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More