Agjencia Zhurnal.mk.

Oda Ekonomike: Patjetër testim i shpejtë në sektorin privat dhe të paguhet nga vet punëtorët

Shkup, 23 nëntor – Oda ekonomike e Maqedonisë së Veriut edhe njëherë e përsëriti kërkesën – punëtorët e pavaksinuar në sektorin privat të cilët në gjashtë muajt e fundit nuk e kanë kaluar koronavirusin, duhet të testohen, por me shpenzime të tyre dhe atë me teste të shpejta, ndërsa jo me PCR.

 

Oda në prag të seancës së sotme qeveritare apelon – nëse miratohet propozimi i tillë shteti të mundësojë kontroll të lëvizjes së çmimeve, gjegjësisht ta përcaktojë çmimin më të lartë për testet e shpejta antigjene që punëtorët të mos kenë shpenzime të larta.

Sipas Odës shpenzimi për testet nuk është obligim i kompanisë.

“Nëse punëtori vendos të vaksinohet nuk do të ketë shpenzime të tilla. Në të kundërtën, duhet të testohet, por me teste të shpejta, ndërsa jo me PCR, i cili është 10 herë më i shtrenjtë. Kjo asesi nuk do të thotë vaksinim i obligueshëm, as kurrfarë presioni në atë drejtim, por vetëm testim i shpejtë i obligueshëm, që është lloj i parandalimit. Nuk dikush nuk mund të vaksinohet për shkak të gjendjes shëndetësore, nuk do t’i nënshtrohet testimit. Do t’i respektojë vetëm masat, tha nënkryetarja e Odës, Aneta Trajkovska dhe shtoi se qëllimi i propozimit të tillë është të sigurohet vazhdimësi e proceseve të biznesit.

Daniela Vasilevska Mihajlovka nga Oda shtoi se vendimet e tilla të Odës janë rezultat i analizave serioze dhe përvojave të vendeve në Evropë dhe anasjelltas.

Related posts

MPPS: Në vijim është pagesa në faza e pensioneve të tetorit

Z H

Ministrja e Arsimit takon drejtorët e konvikteve

N E

Komitova: Gjendja e rrugës nuk ishte shkak për aksidentimin e autobusit, ka dyshime për zjarrin

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More