Agjencia Zhurnal.mk.

Oda e e zejtarëve kërkon subvencionimin e diferencës mes pagës minimale aktuale dhe pagës minimale të rritur

Shkup, 3 dhjetor – Oda e Zejtarëve e Republikës së Maqedonisë të Veriut ka dorëzuar kërkesë në Qeveri për subvencionimin e diferencës prej 3.000 denarë nëse paga minimale rritet nga 15.000 në 18.000 denarë, informoi sot kryetari i OZRMV Agron Fazliji.

 

Ai tha se esnafi nuk mund të paguajë pagë minimale më të lartë për shkak të situatës së pafavorshme ekonomike të shkaktuar nga pandemia dhe të ardhurave të ulëta që realizojnë zejtarët.

OZRMV i ka dërguar kërkesë Qeverisë për subvencionimin e diferencës ndërmjet pagës minimale aktuale dhe asaj të paralajmëruar prej 3.000 denarë. Zejtarët thonë se për momentin, për shkak të krizës ekonomike të shkaktuar nga kohëzgjatja e gjatë e pandemisë, nuk janë në gjendje të sigurojnë për punonjësit e tyre dhe për veten e tyre pagë minimale të sasie të tillë, megjithëse duan që paga të rritet vazhdimisht.

“Kriza ekonomike si në qytet ashtu edhe në vend është arsyeja pse nuk mund të sigurojmë pagë minimale prej 18.000 denarë, andaj kërkuam zgjidhje-subvencionimin e diferencës prej 3.000 denarë për rritjen e pagës së punëtorëve dhe vetes. Ne nuk jemi kundër, por për momentin nuk është e realizueshme për ne. Një lloj i ri po shfaqet me të cilën bota po përballet, me mbyllje të mëtejshme, në mënyrë që situata të jetë e pafavorshme. Të ardhurat e zejtarëve të vjetër, në bizneset familjare në këtë periudhë janë të ulëta”, tha Fazliji.

Ai tha se duan të marrin pjesë në Këshillin ekonomik për rritjen e pagës minimale.

Related posts

Një ditë pasi El Salvadori e pranoi si monedhë të ligjshme, bie dukshëm vlera e Bitcoinit

D V

Bekteshi: Ndërtimi i interkonektorit të gazit natyror me Greqinë do të nisë në fillim të vitit të ardhshëm

D V

Kina dhe Gjermania, protagoniste të rimëkëmbjes globale

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More