Agjencia Zhurnal.mk.

OBSH: Varianti Delta i koronavirusit do të përhapet në Evropë deri në gusht

“Deri në gusht, varianti Delta do të dominojë në Evropë, ndërsa deri në atë moment nuk do të jetë arritur vaksinimi i plotë i qytetarëve”, u shpreh Hans Kluge.

 

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi se gjatë gushtit në Evropë do të përhapet varianti Delta i COVID-19, ndërsa deri në atë moment nuk do të arrihet që e gjithë popullata evropiane të vaksinohet, shkruan VOA.

Në Mbretërinë e Bashkuar, infektimet nga varianti Delta i virusit janë në rritje, pavarësisht vaksinimit masiv që po kryhet atje, transmeton lajmi.net.

Varianti Delta i COVID-19 u identifikua fillimisht në Indi dhe është më lehtësisht i transmetueshëm se varianti fillestar i këtij virusi.

Drejtori Rajonal i OBSH-së për Evropën, Dr. Hans Kluge, në një konferencë për shtyp tha se javën e kaluar numri i rasteve me variantin Delta në Evropë është rritur me 10%, duke shtuar se varianti Delta tashmë po tejkalon variantet e tjera në rajon.

“Deri në gusht, varianti Delta do të dominojë në Evropë, ndërsa deri në atë moment nuk do të jetë arritur vaksinimi i plotë i qytetarëve”, u shpreh Hans Kluge.

Vaksina kundër COVID-19 është efektive ndaj variantit Delta atëherë kur merren të dyja dozat e saj, ndaj autoritetet inkurajojnë qytetarët që të marrin dozën e dytë vaksinës.

OBSH-ja ka paralajmëruar se vala e re e COVID-19 është e mundur të mbërrijë para vjeshtës dhe Hans Kluge tha se përhapja do të jetë e gjerë nëse qytetarët nuk disiplinohen për t’u vaksinuar. Ai listoi tri arsye pse vala e re e virusit mund të mbërrijë përpara vjeshtës.

“Tre shkaqet për një valë të re të shtrimeve në spital dhe vdekjeve para vjeshtës janë variantet të reja të virusit, mosmarrja e vaksinave dhe grumbullimet masive,” tha Hans Kluge të enjten.

Dr. Catherine Smallwood nga programi i urgjencave shëndetësore të OBSH-së, tha gjithashtu se vala e re me rritjen e infektimeve mund të mbërrijë përpara vjeshtës. 

Related posts

Rizvanolli: Qytetarët ta kursejnë energjinë elektrike për ngrohje, çmimet janë pesëfishuar

D V

Një shtetas i Indisë vdes në QKUK

N E

ASK: Qeveria për tre muaj shpenzoi mbi 505 milionë euro

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More