Agjencia Zhurnal.mk.

OBSH: Të realizohen testime për virus në shkolla

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri thirrje të premten (2 korrik) që të kryhen testime për COVID-19 në shkolla në mënyrë që të shmanget mësimi në distancë.

 

Testimet, sipas OBSH-së, duhet të bëhen edhe kur nuk zbulohen raste të të infektuarve me koronavirusin e ri.

Organizata i quajti “të dëmshme” efektet e mësimit në distancë.

Më parë, testimet në shkolla ishin rekomanduar vetëm nëse ishin zbuluar disa raste të të infektuarve me koronavirus.

Por, OBSH-ja tash beson se testimi duhet të bëhet edhe nëse nxënësit dhe stafi arsimor, nuk kanë simptoma të sëmundjes.

“Muajt e verës u ofrojnë qeverive një mundësi për të marrë një sërë masash që do të ndihmojnë në uljen e niveleve të të infektuarve dhe shmangjen e mbylljes së shkollave”, tha Hans Kluge, drejtor rajonal i OBSH-së për Evropën.

Ai shtoi se mbyllja e shkollave “ka një efekt të dëmshëm në arsimimin, mirëqenien sociale dhe mendore të fëmijëve dhe të rinjve”.

“Ne nuk mund të lejojmë që pandemia të grabisë arsimimin dhe zhvillimin e fëmijëve”, tha Kluge.

Rajoni Evropian i OBSH-së mbulon 53 vende dhe territore, përfshirë disa në Azinë Qendrore.

Agjencitë e Kombeve të Bashkuara kanë thënë se mbyllja e shkollave duhet të konsiderohet vetëm si një “masë e fundit” në rastet kur situata epidemiologjike nuk mund të kontrollohet përmes masave tjera. /REL

Related posts

Kapet shefi i mafias japoneze ‘Jakuza’ teksa kërkonte drogë në vend të raketa-lëshueseve

Xh M

Polonia paralajmëroi për pasoja nëse Brukseli vazhdon të bllokojë fondet

Xh M

Në Nigeri 20 të vdekur në një aksident komunikacioni

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More