Agjencia Zhurnal.mk.

OBSH: Në sipërfaqe është fundi i pandemisë

Bota asnjëherë nuk ka qenë në pozitë më të mirë për t’i dhënë fund pandemisë me Kovid-19, deklaroi sot drejtori i përgjithshëm i Organizatës botërore të shëndetësisë (OBSH), Tedros Adanom Gebrejesus dhe u bëri thirrje vendeve të qëndrojnë në luftën kundër virusit nga i cili vdiqën më shumë se gjashtë milionë njerëz.

 

“Ende nuk jemi atje, por fundi është në sipërfaqe”, tha Tedros në konferencën virtuale për shtyp.

Numri i rasteve të vdekjes nga Kovid-19 javën e kaluar ishte më i vogli që nga marsi i vitit 2020, kumtoi OBSH.

Përfaqësuesja e OBSH-së, Maria Kerhove tha se ende priten valë të Kovod-19, por se bota ka mënyra të veta t[ luftës, siç janë vaksinat dhe medikamentet antivirusale për parandalim të gjendjeve serioze tek pacientët.

Ulet edhe numri i të sëmurëve nga ethet e majmunëve, por tedros bëri thirrje për vigjilencë dhe vazhdoim të luftës kundër sëmundjes.

“Si edhe me Kovid-19, ky nuk është momenti për relaksim, duhet të mbetemi vigjilent”, tha Tedros.

Related posts

Përpjekje për të ndalur përparimin e Rusisë në juglindje të Ukrainës

Xh M

Forumi i të Drejtatve të Njeriut i Pekinit 2022 fokusohet në barazinë, drejtësinë, arsyeshmërinë dhe gjithëpërfshirjen.

Xh M

Lutja nga komandanti i marinës Azovstal i rrethuar nga rusët: Mos na lini të vdesim

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More