Agjencia Zhurnal.mk.

OBSH në Maqedoninë e Veriut dorëzoi bartës të vaksinave dhe reagentëve të sekuencimit të viruseve

Shkup, 7 tetor – Zyra e OBSH-së në Maqedoninë e Veriut sot deri te Ministria e Shëndetësisë/Instituti për Shëndet Publik dorëzoi pesë bartës të vaksinave dhe 1250 teste dhe reagentë për sekuencim të viruseve, në kuadër të përgjigjes aktuale ndaj Kovid-19.

Qëllimi është të kontribuohet për përgjigje efektive të Kovid-19 në vend.

Si pjesë integrale në ruajtjen e vaksinave nga zinxhiri i ftohtë, bartësit e vaksinave paraqesin kuti me izolim që përdoren për transport dhe  tretës deri te lokacionet në terren, si dhe ruajtjen e përkohshme gjatë imunizimit në institucionet e shëndetësisë, me çfarë ruhet temperatura e nevojshme dhe ruhet cilësia e vaksinave.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe deklaroi se bartësit e vaksinave në një masë të madhe do të kontribuojnë për përmirësimin e kapaciteteve kombëtare për ruajtjen e vaksinave dhe dukshëm do t’i mbështesin përpjekjet për shpërndarjen e vaksinave kundër Kovid-19.

Sepse, siç tha, vaksinimi edhe më tej mbetet njëra ndër ndërhyrjet më efektive gjatë pandemisë, ne shprehim mirënjohje të madhe për ndihmën e OBSH-së në përballjen me të gjitha aspektet komplekse të pandemisë.

Xhihan Tavila, përfaqësuese e OBSH-së në Maqedoninë e Veriut theksoi se përmirësimi i infrastrukturës së zinxhirit të ftohtë do të ndihmojë që vaksinat që shpëtojnë jetë, si vaksinat kundër Kovid-19, ashtu edhe vaksinat e rregullta, të mbërrijnë deri te ata të cilëve u nevojiten.

“Përveç zinxhirit të ftohtë, OBSH i mbështet edhe aspektet e tjera për përforcim të imunizimit, përfshirë edhe ndërtimin e kapaciteteve të punonjësve në shëndetin publik, punonjësit shëndetësorë të cilët e kryejnë vaksinimin, pediatrit, mjekët e familjes dhe punonjësit e tjerë shëndetësorë, përmes kurseve të përshtatshme për vaksinim”, shtoi Tavila.

Ajo i inkurajoi të gjithë që plotësisht të vaksinohen dhe t’u përmbahen masave publiko-shëndetësore dhe sociale, sepse, siç tha, të gjithë ata janë me rëndësi kryesore për përfundimin e pandemisë dhe përshpejtimin e rimëkëmbjes në nivel global.

Furnizimi i pajisjes dhe implementimi i projektit janë mbështetur nga Gjermania dhe Qendra për Parandalim dje Kontroll të Sëmundjeve të SHBA-së, me mbështetje teknike nga OBSH-ja. 

Related posts

Zyba: Jemi gati të shkruajmë historinë

Redaksia

Besimtarët ortodoksë e festojnë Ujin e Bekuar

Z.H

Qeveria e RMV-së miraton propozim Ligjin për lëndët minerale

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More