Agjencia Zhurnal.mk.

OBSH: Miliona emigrantëve u është pamundësuar mbrojtja shëndetësore

Miliona emigrantëve dhe refugjatëve u është pamundësuar mbrojtja adekuate shëndetësore dhe duhet të përfshihen në sistemet shëndetësore të vendeve në të cilat vijnë, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Në përpjekjen e saj të parë që t’i shqyrtojë implikimet e emigrimit ndaj politikës shëndetësore globale, OBSH bëri thirrje për aksion urgjent për mbështetje të popullatës së ndjeshme të cilët i kalojnë kufijtë.

“Shëndeti nuk fillon, as nuk mbaron në kufirin e vendit. Për këtë, statusi i emigrantëve nuk duhet të jetë faktor diskriminues, por ngritës i politikës mbi të cilën ndërtohet dhe përforcohet mbrojtja shëndetësore”, tha në kumtesë drejtori i Shëndetësisë dhe Emigrimit të OBSH-së, Santino Severoni.

Sipas raportit të OBSH-së, sëmundjet, uria, ndryshimet klimatike dhe lufta e shkaktojnë lëvizjen masive të njerëzve, ndërsa konflikti në Ukrainë shkaktoi për herë të parë deri më tani që numri i përgjithshëm i personave të zhvendosur ta tejkalojë numrin prej mbi 100 milionë.

Shtohet se bëhet fjalë për test të sistemeve shëndetësore në vendet të cilat tashmë janë kapluar nga pandemia e koronavirusit.

“Por shtrirja e plotë e ndikimit të këtyre trazirave nuk është kuptuar ende sepse, siç tregon ky raport, refugjatët dhe emigrantët nuk janë plotësisht të dukshëm në të dhënat që janë në dispozicion, gjë që është një hendek serioz që duhet adresuar”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së. Tedros Gebrejesus s në parathënien e raportit. Ai thotë se refugjatët dhe emigrantët kanë nevoja shëndetësore që mund të ndryshojnë nga ato të popullsisë në vendin e mbërritjes.

Disa kanë përjetuar, për shembull, nivele të larta të pasigurisë në ushqim, dhe ishin të detyruar që të shmangin shujtat ose të huazojnë para për ushqim”, thuhet në raport.

Raporti, gjithashtu, theksoi se miliona punëtorë emigrantë janë të punësuar në vende të rrezikshme të punës, duke i vënë në rrezik më të madh nga lëndimet dhe sëmundjet profesionale.

Related posts

Bashkëkombasit nga Detroiti me zemër të madhe si “Nënë Tereza”, mbledhin gati 400 mijë dollar për Kishën në Malin e Kakariqit

Xh M

SHBA dhe Britania vënë sanksione të reja ndaj Iranit

Xh M

“Duhet të jemi gati”, zyrtari gjerman: Rusia mund të sulmojë NATO-n në vitet e ardhshme

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy