Agjencia Zhurnal.mk.

OBSh-ja do të miratojë disa vaksina nga vende të ndryshme

Duke iu referuar një dokumenti të brendshëm, agjencia “Reuters” bëri me dije se për zgjidhjen e problemit të mungesës së vaksinës dhe për shpejtimin e vaksinimit, OBSh-ja planifikon që brenda disa javësh dhe muajsh të miratojë sa më parë vaksinat e prodhuara nga vendet perëndimore dhe Kina.

 ”Reuters”-i njoftoi se sipas dokumentit, OBSh-ja do të shpejtojë procesin e miratimit të vaksinave në janar ose shkurt për vaksinat e zhvilluara nga “AstraZeneca” e Britanisë dhe Instituti “Serum” i Indisë. Vaksinat nga “SK Bioscience” nga Koreja e Jugut do të pranohet në fund të muajit shkurt.

Mësohet gjithashtu se deri në mars, OBSh-ja do të shpejtojë pranimin e 2 lloje vaksinash të zhvilluara nga Kina, “Sinopharm” dhe “Sinovac Biotech”.

Related posts

Bërnabiq: Vizioni i Ballkanit të Hapur është vizion i Serbisë

I Z

Presidenti i Këshillit Evropian bën thirrje për reforma në sistemin e OKB-së

Xh M

SHBA-ja thirrje rivalëve ndërluftues në Sudan t’i japin fund “konfliktit brutal”

Xh M
OFERTË SPECIALE // Domain + Hosting + Uebfaqe për vetëm 400 Euro në vit!
Ofertë Speciale:
Domain + Hosting + Uebfaqe = 400euro!