Agjencia Zhurnal.mk.

OBSH bën thirrje për anulim të disa organizimeve për shkak të Omicronit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka bërë thirrje njerëzve që të anulojnë disa plane për pushime, në mënyrë që të mbrojnë shëndetin publik, teksa varianti Omicron i koronavirusit përhapet në gjithë botën.

 

“Një organizim i anuluar është lajm më i mirë sesa një jetë e anuluar”, ka thënë shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke thënë se duhet marrë “vendime të vështira”.

“Në disa raste, kjo gjë do të nënkuptojë anulimin apo shtyrjen e ngjarjeve”, ka thënë ai.

Deklaratat e tij kanë ardhur teksa ekspertët shëndetësorë kanë thënë se Omicron tani është variant dominues i koronavirusit në Shtetet e Bashkuara.

Shefi i OBSH-së ka thënë se ka të dhëna se varianti Omicron është duke u përhapur shumë më shpejtë sesa Delta.

Një numër shtetesh – duke përfshirë Francën dhe Gjermaninë – kanë ashpërsuar kufizimet për pandeminë dhe kanë rikthyer kufizimet në udhëtime, me qëllim të luftimit të variantit të ri.

Shtëpia e Bardhë ka thënë të hënën se presidenti amerikan, Joe Biden, nuk planifikon “të mbyllë shtetin”.

Related posts

Milorad Dodikun e shqetëson një shqiptar në Gjykatën Kushtetuese të Bosnjë dhe Hercegovinës

N E

Rreth 43 mijë britanikë dyshohet se kanë marrë rezultate të gabuara për COVID-19

D V

Kryeministri australian diskuton me homologen serbe për vizën e Gjokoviqit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More