Agjencia Zhurnal.mk.

OBRM-PDUKM: Vetëm gjyqësori dhe Prokuroria e ulur në prehrin e LSDM-së dhe BDI-së nuk e shohin korrupsionin në vendin tonë

Shkup, 15 dhjetor – Shtetet e Bashkuara zbuluan epidemi të korrupsionit në Maqedoni. Kovaçevskit, Qeverisë dhe institucioneve kompetente nuk ju trembet syri. Nëse do të ishin qeveri evropiane dhe po t’i ruanin vlerat evropiane, menjëherë do të jepnin dorëheqje nga pozitat e tyre, sepse në çdo dikaster të Qeverisë i vjen erë korrupsioni dhe gjithçka është e kalbur, akuzojnë sot nga OBRM-PDUKM.

“Dhe këtë nuk u thotë vetëm SHBA-të, por edhe në raportin evropian. Me këtë qeveri të kriminalizuar nuk ka të ardhme evropiane, nuk ka standarde evropiane. E vetmja gjë që di të bëjë kjo qeveri është të mbushë kompanitë e saj të ngushta me tenderë të dyshimtë, si të mbushë xhepat dhe llogaritë e saj dhe në të njëjtën kohë të flasë vetëm në mënyrë deklarative për Bashkimin Evropian.

Prandaj Maqedonia është vendi më i varfër, prandaj standardi dhe ekonomia po fundosen, prandaj ka një eksod të tillë të qytetarëve.

Nuk është e mundur që Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja të shohin korrupsion në Maqedoni, dhe vetëm gjyqësori dhe prokuroria jonë, të ulur në prehrin e BDI-së dhe LSD-së, të mos e shohin”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Related posts

Gërkovska: Pjekuri demokratike në periudhën zgjedhore dhe të dimë të dallojmë aktivitetet partiake dhe shtetërore

Xh M

Skandali në Onkologji huton qytetarët  – S’ka detaje nga Prokuroria për hetimet

Xh M

Mariçiq: Jo ndryshime ligjore, por nevojitet dinamikë ku i gjithë procesi për dhënien e pasaportave do të përfundonte këtë verë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy