Agjencia Zhurnal.mk.

OBRM-PDUKM: Për Arsovskën më të rëndësishme janë lojërat politike, sesa interesi i qytetarëve

Shkup, 13 korrik – “Paaftësia dhe papërgjegjshmëria e Danela Arsovska e solli qytetin e Shkupit në prag të katastrofës mjedisore. Fakti që mbeturinat nuk grumbulloheshin për ditë të tëra, jo vetëm që do të thoshte rrezikim i mjedisit, por edhe i rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve. Higjiena komunale nuk e ka kryer punën për të cilën është paguar nga qytetarët dhe kjo ka qenë arsyeja për krijimin e qindra deponive në afërsi të shtëpive, kopshteve dhe parqeve”.

Kështu thonë nga partia opozitare OBRM-PDUKM, të cilët e akuzojnë kryetaren e Shkupit për papërgjegjshmëri. Sipas tyre, kryetarja Arsovska nuk ka dashur që të zgjidhet ky problem, sepse, siç thonë ata, kur kryetarët e Shkupit u organizuan me ndihmën e kapaciteteve modeste dhe me ndihmën e komunave nga brenda shtetit, Arsovska bllokoi atë nga teka.

“Është e qartë se për të ishin më të rëndësishme lojërat politike sesa interesi i qytetarëve dhe shëndetit të tyre. Arsovska nuk e bëri punën e saj dhe la qytetin të fundoset në plehra për ditë të tëra, dhe refuzoi të tjerët që të ndihmojnë në tejkalimin e problemit. Cili ishte interesi i Arsovska për krijimin e kësaj fatkeqësie mjedisore? A ka pasur për qëllim ndëshkimin e qytetarëve apo defokusimin nga çështjet tjera”.

“Arsovska u zgjodh që të punojë në interes të popullit dhe të realizojë projektet që ka premtuar. Nuk ka asgjë nga projektet e premtuara, por vetëm shpifje dhe nënkuptime. Ajo përpiqet të mbulojë paaftësinë dhe papërgjegjshmërinë e saj me shpërthime nervore dhe sulme të pabaza. Populli e sheh dhe e vlerëson”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Related posts

Pacientët me sëmundje të rralla, Shoqata: Mungesë e madhe e terapive

Xh M

Konsensus politik për korrupsionin mediatik përmes keqpërdorimit të flamurit evropian në parlament

Xh M

Gjuha kërcënuese e Bogojeskit, e kërcënon Ali Ahmetin me jetë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy