Agjencia Zhurnal.mk.

OBRM-PDUKM e dorëzoi në Kuvend nismën për heqjen e Qeverisë teknike

Shkup, 24 janar – Ashtu siç paralajmëroi gjatë fundjavës, OBRM-PDUKM dorëzoi sot në Kuvend nismën për shfuqizimin e Qeverisë teknike 100 ditë para zgjedhjeve.

Koordinatori i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski, duke arsyetuar propozimin, tha se Maqedonisë së Veriut i duhen zgjedhje të parakohshme një orë e më parë dhe nuk e ka luksin që të humbasë 100 ditë me Qeveri teknike.

“Maqedonia dhe qytetarët e saj nuk mund të jetojnë në frikë dhe paqartësi për të ardhmen. Vendit i duhen menjëherë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Për këtë qëllim, grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së dorëzoi sot në Kuvend propozimin për ndryshimin e Ligjit për Qeverinë. Me këtë propozim Ligj kërkojmë fshirjen e neneve që parashikojnë që 100 ditë para zgjedhjeve të zgjidhet qeveri e re kalimtare. Në këtë moment kur kemi disa kriza dhe në shtet mbizotëron kaos i përgjithshëm, Maqedonia nuk guxon të humbë asnjë ditë”, tha Micevski.

Pushteti nga ana tjetër e sheh si pozitive nismën e OBRM-PDUKM-së. Sipas LSDM-së, kjo dëshmon se edhe opozita u beson institucioneve të vendit në organizimin e zgjedhjeve të lira dhe kredibile.

Megjithatë LSDM kundërshton kushtëzimin e këtyre ndryshimeve me zgjedhje të parakohshme. Sipas tyre, këto ndryshime nuk janë prioritet për momentin, sepse zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë.

Related posts

MSh: Një foshnjë me një anomali të lindur ka vdekur nga Kovid-19

D V

Muriqi: Zhvilluam super ndeshje, nuk e merituam humbjen

Redaksia

Tallja që FFK ia bëri Prishtinës, i lajmëroi se nuk do të luajnë në ‘Fadil Vokrri’ vetëm 24 orë para ndeshjes me Llapin

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More