Agjencia Zhurnal.mk.

Objekti i Qeverisë ndriçohet me flamurin e Ukrainës në shenjë solidariteti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se sonte objekti i Qeverisë së Kosovës është ndriçuar me flamurin e Ukrainës në shenjë solidariteti, shtet ky territori i të cilës është pushtuar pjesërisht nga Rusia.

 

Kurti, përmes një njoftimi në Twitter, ka shkuar se pavarësisht sesa të errëta janë kohët apo sa e vështirë të jetë lufta, historia favorizon të drejtët.

“Në këtë kohë kritike për popullin ukrainas, ne ndezëm ndërtesën e qeverisë për të treguar solidaritetin e popullit të Kosovës me popullin e Ukrainës”, ka shkruar ai.

Të hënën Rusia u njohu pavarësinë Luhanskut dhe Donetskut, që janë pjesë e Ukrainës dhe kontrollohen vetëm pjesërisht nga forcat pro-ruse.

BE dhe SHBA-ja kanë paralajmëruar sanksione ndaj këtyre shkeljeve të së drejtës ndërkombëtare. 

Related posts

Parashikimi i motit, të enjten temperaturat -9 gradë Celsius

D V

Masakra e Lybeniqit, u vranë burra, gra e fëmijë, u zhduk edhe një grua shtatzënë

Xh M

30 ditë paraburgim për pesë të arrestuarit pas aksionit kundër kontrabandës në veri

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More