Agjencia Zhurnal.mk.

Nxënësit do të kthehen në shkolla nëse situata ngelet stabile si tani

Shkup, 28 korrik – Nëse situata epidemiologjike është sikurse është tani të gjithë nxënësit do të fillojnë për një muaj e ca praktikisht me prani fizike pa restriksione në klasa ose numrin e klasëve për çka ekzistojnë protokolle – ajrosje, mënyra e të ulurit, ndërrimi i klasëve për lëndët e ndryshme etj., theksoi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Theksoi se e rëndësishme është se i kanë përpunuar të gjithë skenarët dhe në mënyrë intensive kanë punuar me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe kanë bërë plan të mirë.

“Tre skenarë të mirë janë përpunuar varësisht situatës epidemiologjike. Nëse përkeqësohet situata epidemiologjike jemi të gatshëm edhe këtu të intervenojmë në një pjesë të asaj se si organizohet mësimi”, shtoi Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës në Spitalin Klinik në Manastir

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy