Agjencia Zhurnal.mk.

Nxënës, shokë, prindër, qytetarë nënshkruhen në Librin e zisë në SHF “Johan Hajnrih” – Pestaloci” për të ndjerën Vanja Gjorçevska

Shkup, 4 dhjetor – Në SHFK “Johan Hajnrih – Pestaloci” sot është hapur libri i zisë për 14-të vjeçaren Vanja Gjorçevska.

Në hyrjen zyrtare të shkollës të afërmit dhe të gjithë qytetarët të cilët duan të shprehin nderime vijnë për të nënshkruar në librin e zisë dhe shprehin ngushëllimet e tyre për jetën e shuar para kohe të Vanjës.

Udhëheqësia e shkollës në bashkëpunim me disa psikologë sot janë në gatishmëri të plotë për të siguruar mbështetje për nxënësit dhe komunikojnë me ta në mënyrë që të gjithë ta kenë më të lehtë tejkalimin e kësaj ngjarje tragjike.

Përveç prindërve të fëmijëve nga shkolla, ngushëllimet e tyre i shprehën edhe qytetarët tjerë, si dhe përfaqësues të Komunës Qendër së bashku me kryetarin e komunës Goran Gerasimovski.

Nga Vanja Gjorçevska lamtumirën e fundit e dhanë edhe mësimdhënësit e SHF “Johan Hajnrih Pestaloci” në profilin e shkollës në Fejsbuk.

Edhe kryetari i Komunës Qendër Gerasimovski shprehu ngushëllime dhe u nënshkrua në Librin e zisë.

Lidhur me rastin e vrasjes së Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit për momentin në konferencën për shtyp mbajnë Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Themelore Publike. 

Related posts

Aleksandër Vuçiq, po shqetësohet se po humb BDI-ja e Ali Ahmeti

Xh M

Bytyqi: Pagat në sektorin publik janë rritur me 70 për qind në mesatare që nga viti 2016

Xh M

7 vendet e Bashkimit Evropian me letër Brukselit: Përshpejtoni integrimin e Ballkanit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy