Shkup, 5 janar – Në 24 orët e fundit janë bërë 7188 testime ndërsa pozitiv kanë rezultuar 1375 persona, informon Zhurnal.
Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 852 raste të reja. Më pas në Manastir 135, Prilep 70, Kumanovë dhe Kavadar nga 38, në Ohër e Shtip nga 25, në Strumicë 21, në Resnje 18, Tetovë dhe Gjevgjeli nga 14, Negotinë 13, Gostivar, Veles dhe Radovish nga 10, Vallandovë 9, Probishtip, Demir Hisar dhe Krushevë nga 8, Kërçovë dhe Bogdanc nga 7, Probishtip, Demir Hisar dhe Krushevë nga 8, Dellçevë dhe Kriva Pallankë nga6, Koçan 5, Strugë, Vinicë, Makedonski Brod dhe Shën Nikollë nga 3 ndërsa në Dibër, Kratovë dhe Pehçevë nga 2.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndëruar jetë 2 pacientë ndërsa sipas “Termini im” kanë ndëruar jetë edhe dy të tjerë nga data 28,12,2021 deri më 02,01,2022.
Janë regjistruar vetëm 217 pacientë të shëruar nga Covid.
Deri tani në vendin tonë janë infektuar gjithsej 228,540 persona. Prej tyre, 213722 janë shëruar. Numri i vdekjeve arrinë në 8000 ndërsa rastet aktive janë 6818.//Zhurnal.mk