Agjencia Zhurnal.mk.

Numri i dëmeve të paguara rritet për 15%

Shkup, 3 nëntor – Kompanitë e sigurimeve kanë paguar 35.163 dëme për sigurimet jo-jetë në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, nga të cilat të siguruarit apo policëmbajtësit kanë arkëtuar 31.5 milionë euro ose 20 për qind më shumë se vitin e kaluar. Rritja më e madhe e numrit të dëmeve të paguara është në sigurimet shëndetësore private me 68 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

 

Policëmbajtësit kanë arkëtuar 35,163 dëme nga kompanitë e sigurimit në gjashtë muajt e parë të këtij viti. Kko paraqet një rritje prej 15 për qind të dëmeve të paguara për sigurimet jo-jetë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, 11 kompani të sigurimit për sigurime jo-jetë, policëmbajtësve ose personave të siguruar u kanë paguar një vlerë totoale të dëmeve prej 1,94 miliardë denarë (31,5 milionë euro). Kjo është 20 për qind më shumë se në gjashtë muajt e parë të vitit 2020, sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS).

Rritjen më të madhe të numrit të dëmeve të paguara në këtë periudhë e ka regjistruar sigurimi shëndetësor privat – klasa me rritjen më të madhe në periudhën e pandemisë shëndetësore të shkaktuar nga COVID 19. Në periudhën janar – qershor të këtij viti janë paguar 9144 dëme, të mbuluara nga kontratat e sigurimit dhe kjo është për 68 për qind më shumë dëme të paguara krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Personat e siguruar për gjashtë muajt e parë nga mbulimi shëndetësor privat kanë arkëtuar 92,6 milionë denarë (1,5 milionë euro).

Në sigurimin e pasurisë, klasa më e madhe e sigurimeve vullnetare sipas vlerës së investimeve në polica, janë paguar 4022 dëme në gjashtë muaj. Kjo është 3 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Nga këto dëme të siguruarit kanë inkasuar apo arkëtuar 292,1 milionë denarë (4,75 milionë euro).

Në klasën më masive të sigurimit vullnetar – sigurimet nga aksidentet për gjashtë muajt e parë janë paguar 3573 dëme, në të njëjtin nivel me vitin e kaluar. Vlera që kompanitë e sigurimit ua kanë paguar të siguruarve është 249,4 milionë denarë (4,05 milionë euro).

Në bazë të sigurimit kasko të automjeteve janë realizuar 3661 dëme ose 3 për qind më pak se vitin e kaluar. Për këto dëme kompanitë u kanë paguar të siguruarve 224,1 milionë denarë (3,6 milionë euro).

Siç pritej, numri më i madh i dëmeve të paguara është në sigurimin e detyrueshëm ligjor të autopërgjegjësisë ndaj palëve të treta. Janë paguar 13603 dëme, që është 19 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2020. Vlera e dëmeve të paguara në këtë klasë të sigurimit për këtë periudhë është 875,9 milionë denarë (14,24 milionë euro).

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili normativizon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar dhe përfshirjen financiare të popullatës.

Related posts

“Fiç” konfirmoi rejtingun kreditor të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Redaksia

Autostrada Tetovë – Gostivar me pagesa evropiane me standarde mesjetare

D V

Njihuni me kompanitë me pagat më të larta mesatare, prej 2000 deri në 10,000 euro

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More