Agjencia Zhurnal.mk.

Nuk u ka ikur koha ende: Si mund t’i vishni fustanet e verës edhe gjatë vjeshtës

Vera që lamë pas ka qenë një parajsë e vërtetë për adhurueset e fustaneve, ku stili i rrugës dhe dizajnet e markave më të njohura na kanë shoqëruar gjatë gjithë kohës

Mirëpo vjeshta trokiti shumë shpejt dhe të gjithë po mendojmë për rifreskimin e gardërobës sonë, por e ndjejmë se ende nuk jemi gati për t’i larguar fustanet që na kanë shoqëruar gjatë verës.

Për të gjithë ju që i dashuroni fustanet, mund të mos i mbyllni ato në dollapët tuaj, pasi fashionistat e javës së modës në New York na sugjerojnë mënyrat se si t’i kombinojmë ato dhe të dukemi më “trendy” se kurrë më parë.

Ka shumë mënyra elegante se si mund t’i veshim fustanet e verës, qoftë më një bluzë apo këmishë të hollë poshtë tyre, apo edhe duke hedhur një xhaketë krahëve.

Më poshtë do të mund të shihni disa mënyra se si t’i vishni fustanet e verës edhe gjatë stinës së vjeshtës.

Related posts

6 rregullat për “shopping”

D V

Pesë këshilla për të rinisur një martesë të dytë

D V

Gabimet që i përsërisim sa herë bëjmë dush

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy