Agjencia Zhurnal.mk.

Nuk rrezikohet asnjë lëndë e inicuar nga PSP e kthyer në rigjykim

Shkup, 20 korrik – Asnjë lëndë e inicuar nga Prokuroria speciale publike nuk do të hiqet me kthimin në rigjykim për shkak të largimit në pension të një anëtari të trupit gjykues, thotë kryeministri Zoran Zaev.

 

Zaevi në pyetjen e gazetarëve pas kontrollit në pjesën e ripërtërirë të Klinikës për ortopedi, theksoi se nuk është njoftuar hollësisht me këtë çështje, por iu referua komentit të ministrit të resorit për drejtësi lidhur me dispozitat ligjore me të cilat rregullohet procedura.

“Në ligjet kur anëtari i trupit gjykues shkon në pension apo e përfundon mandatin, de fakto lënda kthehet në vendim marrje të sërishme. Por, ka praktikë, në një seancë lexohen të gjitha dëshmitë e mëparshme, dëshmitë, përgjigjet…, dhe menjëherë kthehet procedura në të vjetrën. Kjo është shpresa se asnjë lëndë nuk do të humbë, nuk do ta ndaloni njeriun I cili dëshiron të shkojë në pension dhe ta mbani jashtë kushteve të tij për pensionim, por unë jam I bindur se kjo nuk do të ndikojë në asnjë rast të cilët janë hapur, pa dallim nëse janë nga PSP apo prokuroria tjetër për krim të organizuar apo prokuroritë e tjera publike. Disa zgjidhen edhe me zëvendës të tyre, por një gjë është e sigurt, rastet nuk rrezikohen”, thotë Zaevi I pyetur për atë se si ndodhi për shkaqe bizarre të dështojnë gjykimet për lëndët e inicuara nga PSP-ja. 

Related posts

Mërgimtarët gjallërojnë qytetin dhe bizneset në Tetovë

D V

Zaev u uron suksese pjesëmarrësve në Lojërat Olimpike në Tokio

D V

Mariçiqi e prezantoi Propozim-ligjin për gjendje të jashtëzakonshme para Komisionit të Venecias

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More